10/30/2024 | Press release | Distributed by Public on 10/30/2024 01:28
Ministria e Mbrojtjes ofron tre bursa të plota studimi në disa nga institucionet më prestigjioze ushtarake në botë. Këto mundësi janë realizuar falë bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Bursat përfshijnë:
- Akademinë Ushtarake të Detarisë
- Akademinë e Forcave Ajrore të SHBA
- Akademinë West Point
Studimi në Akademinë West Point, Akademinë e Detarisë, ose në Akademinë e Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara është thelbësor për zhvillimin e liderëve të ardhshëm ushtarakë. Çdo institucion ofron një kombinim unik të kurrikulave universitare dhe trajnimeve, duke përgatitur studentët për sfida të rëndësishme në të ardhmen.
Në West Point, kadetët kanë mundësi të specializohen në shkencat inxhinierike, humanitare ose shkencat ushtarake. Akademia e Detarisë ofron programe në të gjithë spektrin detar, robotikë dhe kibernetikë, ndërsa Akademia e Forcave Ajrore ofron studime të specializuara në inxhinierinë aeronautike, shkencat mjedisore dhe strategjinë ushtarake.
Këto programe u japin studentëve aftësitë dhe njohuritë e nevojshme për të shkëlqyer dhe shërbyer në mënyrë efektive për vendin e tyre. Ato ofrojnë arsimim cilësor, një karrierë të sigurt dhe prestigj të lartë në fushën ushtarake.
Afati i aplikimeve është deri më 6 Nëntor 2024. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të gjithë aplikantët!
Për më shumë informacion dhe për të aplikuar, vizitoni: Ministria e Mbrojtjes (https://www.mod.gov.al/newsroom-2/njoftime/6768-rekrutohen-kandidate-per-studime-ne-akademine-ushtarake-te-forces-ajrore-te-shba).