ProCredit Bank ShA

09/30/2024 | Press release | Distributed by Public on 09/30/2024 05:27

Banka ProCredit ofron pagesa me kartelat Business Visa përmes Google Pay

Kartela jote e biznesit në ProCredit, Visa Business Enterprise, është në vete shumë-funksionale. Mirëpo, banka ProCredit si bankë digjitale e cila ofron shërbime moderne dhe efikase për klientët e saj, nuk mjaftohet me kaq.

Në rrjedhën e nismave të cilat synojnë të pasurojnë mundësitë financiare për bizneset Kosovare, ProCredit tani u mundëson mbajtësve të kartelave të saj Visa të bëjnë pagesa duke përdorur Google Pay, si në internet ashtu edhe në dyqan.

Ky integrim në sisteme kaq të avancuara pagesash është vital si në aspektin e rahatisë ashtu dhe të sigurisë së pagesave me kartelë të biznesit tënd! Ja pse.

Cka mund të bëj Google Pay për biznesin tënd?

  • Udhëtime biznesi të lehta: Sistemi i Google Pay ka mbështetje globale! Kudo që puna të qon, ti mund të shijosh udhëtimet e biznesit duke kryer pagesa të sigurta dhe të shpejta në çdo vend, pa pasur nevojë për kartela fizike.
  • Pagesa pa probleme: Me Google Pay, biznesi yt nuk mbetet i varur nga paratë e gatshme!
    Gjatë realizimit të pagesës nuk është e domosdoshme të kesh kartelën me vete gjithmonë, pasi atë e ke në telefonin tënd në Google Wallet. Duke hequr nevojën për praninë fizike të kartelës, edhe kryerja e pagesave lehtësohet dukshëm për ty dhe ekipin tënd.
  • Siguri e përmirësuar: Teknologjia e avancuar e Google Pay siguron që gjatë realizimit të pagesës të përdoret një kartelë e digjitalizuar, gjegjësisht një token i cili është i ndryshëm nga numri i kartelës tënde reale. Kjo bën që detajet e kartelës mos të shpalosen asnjëherë, duke reduktuar rrezikun e mashtrimit dhe duke bërë biznesin tënd më të mbrojtur në botën virtuale.
  • Efikasitet i shtuar i biznesit: Me integrimin e kartelës tënde Visa Business Enterprise në Google Pay, ti mund të menaxhosh shpenzimet në mënyrë më efektive, kjo pasi të gjitha transaksionet e përfunduara ruhen në një vend dhe janë të gatshme për ty të i rishikosh.

Si të rregullosh Google Pay për biznesin tënd?

Ti mund të shtosh kartelën tënde të biznesit në Google Wallet dhe të kryesh pagesa të shpejta dhe të sigurta kudo ku mbështeten pagesat pa kontakt (NFC), vetëm duke përdorur telefonin ose orën e mençur. Mjafton të ndjekësh këta hapa:

Hapi 1: Hap aplikacionin Google Wallet™. Si përdorues i pajisjeve Android, ti mund të gjesh Google Wallet në dyqanin Google Play (nëse veçse nuk e ke të shkarkuar në telefonin tënd).

Hapi 2: Me të hapur aplikacionin, do gjesh butonin 'Add to Wallet' në anën e djathtë të ekranit, përmes të cilit ti ose mund të ngarkosh një foto të Visa kartelës tënde apo të shtosh detajet e kartelës manualisht, dhe kartela jote tani bëhet digjitale!

Hapi 3: Për të u bërë funksional shërbimi i Google Pay është i nevojshëm dhe verifikimi i kartelës. Me të shtuar kartelën, ti do pranosh një pin në SMS në numrin të cilin e ke të regjistruar në profilin tënd në ProCredit, përmes të cilit mund të përfundosh verifikimin. Tani, Google Pay është në dispozicionin tënd!

Si të blesh me Google Pay?

Në dyqane, ti mund të kryesh blerje apo pagesa vetëm duke afruar telefonin apo orën inteligjente tek terminali POS! Kur të jesh gati për të paguar, hap telefonin tënd, mbaje pranë lexuesit të POS dhe prisni konfirmimin. Vetëm sigurohu që terminali ka shenjat pranuese të cilat konfirmojnë se mbështeten pagesat pa kontakt dhe Google Pay, dhe brenda sekondash keni përfunduar procesin e pagesës!

Kurse te blerjet online është ende më e lehtë! Me të shtuar kartelën tënde të biznesit në Google Wallet, ti ke lirinë e të zgjidhurit Google Pay si mënyrën tënde të pagesës ose vetëm të shtypni butonin 'Pay with Google Pay' - dhe aq! Nuk ke nevojë të plotësosh formularët ose të ri-shkruash të dhënat e tua të pagesës për çdo herë që paguan online. Të gjitha i ke në Google Wallet, dhe Google Pay kryen pagesën për ty!

Fuqizo biznesin tënd me Google Pay!

E ardhmja digjitale nuk pret asnjë biznes! Koha është që biznesi yt të modernizoj transaksionet e veta financiare, dhe Google Pay është hapi i parë. Duke mos lënë shumë hapësirë për gabime, procesi i aktivizimit dhe blerjeve me Google Pay është proces i cili nuk të merr më shumë se 5 minuta!

Teksa peizazhi financiar dhe bizneset Kosovare vazhdojnë të zhvillohen, Banka ProCredit mbetet e para në ofrimin e zgjidhjeve të fundit që plotësojnë nevojat dinamike të tregut. Përqafo të ardhmen e pagesave digjitale me Bankën ProCredit dhe Google Pay - një partneritet i krijuar për të fuqizuar biznesin tënd drejt suksesit!